Pakistani shënon rekord ditor të viktimave të Coronavirusit

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Pakistan bëri të ditur se 40 persona kanë vdekur nga coronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes së re.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,049 raste të reja të infektimeve. Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 shkoi në 22m550 persona, ndërsa numri i viktimave në 526.

Një ditë më parë, Pakistani e raportoi numrin më të madh ditor të infektimeve – 1,315 të prekur për 24 orë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Gjatë një fjalimi të shkurtër të mbajtur të hënën, kryeministri pakistanez, Imran Khan, njoftoi se ka planifikuar t’i lehtësojë masat kufizuese me qëllim të përkrahjes së ekonomisë.

Ndryshe, karantina në Pakistan është planifikuar të zgjasë deri më 9 maj, ndërsa pritet që qeveria të njoftojë për masa të reja pas kësaj date.

Të ngjashme