Palatova në takim lamtumirës me Kurtin, përsërit thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Shefja në detyrë e BE-së, Eva Palatova, ka zhvilluar takim lamtumirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në takim, Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE’së, për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe tejkalimin e ngërçit politik.

‘’Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e 🇪🇺 BE-së për formimin e institucioneve të 🇽🇰 Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE.

BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!’’, thuhet në njoftim.

Të ngjashme