Avokati dhe njohësi i zhvillimeve në vend Dastid Pallaska, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka komentuar debatin i cili është duke u mbajtur në sallën e Kuvendit.
Ai ka shkruar se dy palët i kanë shpalosur qëndrimet e tyre, dhe atë dua herë. Sipas tij, tash është koha për vendim.
Ky është postimi i tij i plotë:
Për demarkacionin nuk kam çka të them e që nuk është thënë deri më tani.
Dy palët i kanë shpalosur qëndrimet e tyre, dhe atë disa herë. Ata që kanë dashur të dëgjojnë, kanë mundësi të marrin vendim të informuar, dmth pa përjashtimin e zakonshëm të përgjegjësisë se nuk kanë ditur çka po ndodhë në momentin e vendimit.
Tash është koha për vendim. E vendimi për këtë çështje duhet të jetë në formën e votës në Kuvend.
Ata që votojnë duhet të mbajnë në mend se secili vendim politik mbart përgjegjësi politike e ndonjëherë edhe juridike, siç mund të jetë rasti me demarkacionin.
Përgjegjësisë nuk mund t’i shpëtojnë duke u fshehur në debate odash jashtë procedurave ligjore të vendim-marrjes.
Vetëm pesha e përgjegjësisë së plotë politike dhe juridike do të ndërgjegjësojë deputetët për të votuar sipas bindjes së tyre.