Palmer pas takimit me Jevtiq: Taksa të hiqet që të vazhdojë dialogu

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësasistenti i Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Azi, Matthew Palmer, ka thënë se vendimi i Kosovës për t’u vënë taksë produkteve serbe dhe boshnjake duhet të anulohet.

Ai pas një takimi që ka pasur me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se heqja e tarifës do t’i hapte rrugë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Kontaktplus.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara që të arrihet paqja dhe stabiliteti në Kosovë është e një rëndësie të veçantë. Ka shumë sfida që janë përpara nesh, por që në duhet t’i tejkalojmë ato vetëm me dialog. Veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit. Jam i brengosur praktikisht rreth arrestimeve të të rikthyerve, sikurse rasti i fundit i Zoran Gjokiq”, ka thënë Jevtiq.

Ky ka qenë takimi i katër zyrtar i Dalibor Jevtiq me Matthew Palmer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme