Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të ketë fatin të ngjashëm kur Begjet Pacolli kur ishte zgjedhur president, pra të shpallet se nuk ka ekzistuar fare, i tha Ekonomia Online, njohësi i çështjeve kushtetuese Kushtrim Palushi.
Palushi është shprehur se edhe në rast se LDK-ja i ka numrat dhe votohet Qeveria, VV-ja mund ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojë masë të parakohshme.
Me këtë rast ai ka sqaruar se VV-ja mund të kontestoj dekretin e presidentit Hashim Thaçi dhe në afat prej 30 ditësh Kushtetuesja mund të pezullonte ose të ngrinte marrjen e detyrës nga Qeveria e re.
“Në rast se Lidhja Demokratike e Kosovës i propozon Kuvendit votimin e Qeverisë ditëve në vijim nëse veç ka marrë mandatin dhe një Qeveri e tillë do të votohej në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e ka prapse prapë opsionin e dërgimit të rastit në Gjykatën Kushtetuese, të kontestoj dekretin e presidentit e ka një afat të përcaktuar prej 30 ditëve deri kur mund ta kontestoj dekretin e presidentit dhe në atë rast mund të kërkoj masë të përkohshme, në të cilën rrethanë Gjykata Kushtetuese do të mund të pezullonte ose të ngrinte marrjen e detyrës nga Qeveria e re”.
Palushi ka thënë se Qeveria e re mund të votohej në Kuvend, mirëpo ajo mund të mos kryej funksionet deri sa të vendos Gjykata Kushtetuese.
“Qeveria e re mund të votohej në Parlamentin e Kosovës, mirëpo ajo mund të mos mund të merrte detyrën deri sa të vendos Gjykata Kushtetuese për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këto rrethana edhe pse Qeveria e re do të zgjidhej do të votohej në Kuvendin e Kosovës, në rast se Gjykata konstaton se presidenti ka bërë shkelje Kushtetuese me rastin e mandatimit të LDK-së, ajo Qeveri do të konsiderohej sikur nuk ka ekzistuar fare, ose sikur votimi nuk ka ekzistuar fare, ngjashëm sikur ka ndodhur në rastin e presidentit Pacolli para disa viteve, ku përkundër që ai kishte ushtruar për një muaj detyrën e presidentit gjykata ka konstatuar që ai nuk ka qenë fare president për shkak se e gjithë procedura është shpallur e pavlefshme”.
Palushi më tutje është shprehur se me mospublikim e dekretit të presidentit po tentohet të mbahen informacionet e mbyllura, por që megjithatë ajo do të publikohet në gazetën zyrtare, raporton EO.
“Fakti se në rastin e Lëvizjes Vetëvendosje ne kishim publikimin e letrave dhe korrespodencave dhe të presidentit dhe në anën tjetër tani kur në publik po qarkullon lajmi se presidenti ka mandatuar një kandidat të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nuk kemi publikimin qoftë të korrespodencave të presidentit me LDK-në apo edhe dektretit të presidentit me të cilin ai i cili e mandaton kandidatin e LDK-së, po shihet se po tentohet për tu mbajtur informacionin e mbyllur ose për të mos publikuar atë.
“… çfarë arsye kjo nuk po publikohet kjo i mbetet zyrës së presidencës të sqaroj, mirëpo duket se ka një tendencë që të publikohet sa më pak informacion në lidhje me atë se çka po ndodhë”.
“Në çdo rrethanë edhe nëse tashmë dekreti i presidentit është aprovuar dhe ai ka miratuar dhe ai ka miratuar një dekret dhe qeveria e përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendose në votim atëherë fakt do të publikohet, dekreti do të bëhet publik sepse ai nuk mund ta mbajë fshehur dekretin sepse çdo dekret publikohet në gazetën zyrtare dhe në mediet tjera, që do të thotë se dekreti i tij do të bëhet publik sot ose nesër apo kurdo në ditët në vijim”.