Pamela Anderson martohet për herë të pestë

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Pamela Anderson është martuar me producentin Jon Peters. Çifti u martua në një ceremoni intime në Malibu, ndërsa kjo është martesa e pestë për Pamelën dhe Jonin.

Ajo që është interesante, është se ky çift ka qenë në lidhje në vitin 1989. Peters thotë se ai mund t’i kishte të gjitha femrat që i dëshironte, por ai e dëshironte vetëm Pamelën. Peters konfirmoi që ai dhe Pamela ishin martuar pas disa muajsh lidhjeje.

Fëmijët e tyre ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë martesore.

“Gjithmonë e kam dashur vetëm atë, edhe pse mund ta kisha cilëndo. Ajo më çmend në mënyrë pozitive. Ajo është shumë më tepër nga sa shihni, përndryshe nuk do ta doja aq shumë. Ajo më frymëzon. Unë e mbroj dhe e trajtoj atë ashtu siç e meriton”, tha Peters.

Pamela ishte martuar më parë me Tommy Lee, Kid Rock dhe Rick Solomon (me të cilin u martua dy herë). Producenti i filmit “A Star Is Born” gjithashtu është martuar katër herë dhe ka qenë në lidhje të gjatë me Barbra Streisand, shkruan KOHA Ditore.

“Unë e dua shumë atë. Ne e kuptojmë dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Ne e duam njeri-tjetrin pa kushte. Unë jam një grua e lumtur. Kjo është dëshmi se Zoti e ka një plan”, tha Pamela.

Pavarësisht se ishin ndarë për më shumë se tridhjetë vjet, çifti tha se ata gjithmonë kishin flirtuar me njëri-tjetrin. Lidhja e Pamelas dhe Jon nisi përsëri vitin e kaluar kur aktorja u nda nga Adil Rami.

Të ngjashme