Pamje “apokaliptike” nga lagjet e Pejë, banorët kërkojnë ndihmën e shtetit

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Këto janë pamje të sotme nga lagja “Asllan Çeshme” në Pejë, pas vërshimeve dhe shirave të rrëmbyeshëm të natës së kaluar.

Në këtë lagje, një nënë me fëmijën e saj 5 vjeç humbën jetën, pasi u morën nga vorbulla.

“Njerëzit po mundohen vetë të sajohen, ndërsa fotografitë flasin për gjendje. Pak metra më lartë humbi jetën një nuse me fëmijën”, ka shkruar Naime Beqiraj, banore e kësaj lagjeje.

“Njerëzit presin ndihmë nga shteti të çdo lloji. Lagja jonë, sidomos është në gjendjen çfarë e shihni. Prej mbrëmë pa rrymë. Ndihmo shtet”, ka shkruar gazetarja dhe publicistja Beqiraj.

Ndërkohë priten reshje të tjera të shiut.

Të ngjashme