Pamje gjatë arrestimit të deputetit Çaushi

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 13:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.

Ai tha se derisa Qeveria e Kosovës nuk respekton vullnetin e qytetarëve dhe falet toka e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalet.

“Për sa kohë që do të ketë qeveri kriminale që dëmton interesat kombëtare mos të shpresojë askush në ndaljen e rezistencës së opozitës”, ka thënë Çaushi.

Deputeti Çaushi ka hedhur gazin lotsjellës në Komisionin për Punë të Jashtme, kur po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas debateve të ashpra, ka eskaluar situata dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Çaushi, ka hedhur gaz lotsjellës, duke e bërë të pamundur mbarëvajtjen e mbledhjes.

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/arrestohet-driton-caushi/

Të ngjashme