Pamje nga ekipi që dyshohet se mbante një çantë me mbetjet e Khashoggit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e lajmeve, Al Jazeera, ka publikuar një video ku shihet një ekip që dyshohet se mbante në çanta mbetjet e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi.

Vrasja e tij nxiti një zemërim ndërkombëtar dhe rrezikoi marrëdhëniet e Arabisë Saudite me aletaët e saj perëndimorë, njofton Klan Kosova.

Video tregon arritjen e disa prej anëtarëve të ekipit në rezidencën e konsullit të përgjithshëm saudit në Stamboll, ditën kur Khashoggi u vra brenda konsullatës saudite.

Një nga anëtarët e grupit është parë të mbante çanta, të cilat siç raportuan edhe mediat turke mund të përmbajnë pjesë të trupit të gazetarit.

Khashoggi hyri në konsullatën saudite më 2 tetor për të marrë dokumente që vërtetonin se ai e ndau ish-gruan e tij në mënyrë që të mund të martohej përsëri. Ai u vra dhe u shpërbë brenda konsullatës, në atë që Turqia quajti një “vrasje të paramenduar” të orkestruar nga qeveria saudite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme