Pamje nga shkatërrimi i qytetit ukrainas, Mariupol

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Janë shfaqur pamjet që tregojnë shkallën e shkatërrimit në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, i cili është përballur me peshën kryesore të agresionit rus që nga 24 shkurti.

Skenat ndodhën pasi një kolonë autobusësh u dërgua të enjten në rajon për të evakuuar civilët e bllokuar, shkruan Sky News.

Zona ka qenë një objektiv kyç për forcat e Kremlinit dhe ka qenë nën një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Është një zonë kyçe për Rusinë, sepse marrja nën kontroll e qytetit port do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara separatiste pro-ruse të Luhanskut dhe Donetskut.

Të ngjashme