Aktorja shqiptare Adea Shabani, që jetonte në Los Angelos, është varrosur sot në Shkup.
Adea Shabani u gjend e vdekur në një varrë të cekët një muaj pasi ishte lajmëruar zhdukja e saj. Trupi i pajetë i Shabanit që studionte aktrimin në Hollivud është varrosur sot në vendlindjen e saj në Maqedoni.
Ceremonia e varrimit ka përfunduar. Nuk ka zgjatur shumë, ndërsa të pranishëm ka pasur edhe përfaqësues të ambasadës së Amerikës.
Gazetarët dhe fotoreporterët nuk janë lejuar që të afrohen tek varri.