Pamje të arrestimit të klandestinëve shqiptarë në Holandë

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 15:20 | Nga

Dy grupe klandestinë shqiptarë në Holandë të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht nga porti i Rotterdamit drejt Britanisë së Madhe, janë arrestuar.

Klandestinët, të gjithë meshkuj u zbuluan në brendësi te kamionët e parkuar në terminalin e portit.

Në incidentin e parë zbulohen 5 shqiptarë, të cilët kishin hyrë forcërisht në kamion, duke prerë me thikë mbulesën e rimorkios së kamionit. Klandestinët tentuan të fshehin gjurmët e tyre, por pa sukses, shkruan ABC news.

Në incidentin e dytë në Portin e Rotterdamit duken se si dy shqiptarë arrestohen, pasi u zbuluan në një rimorkio të parkuar në terminal.

https://www.youtube.com/watch?v=RD9dzHpUsnw

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme