Pamje të reja nga grabitja e armatosur në Ferizaj – personat e dyshimtë shihen duke vendosur eksploziv pranë bankomatit

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar pamje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi para dy ditësh në Ferizaj, në afërsi të pikës së karburanteve “Hib Petrol”, në bankomatet që ndodhen aty.

Në pamjet e reja që janë publikuar në Tik Tok, shihen personat e armatosur duke vendosur eksploziv pranë bankomatit, transmeton Telegrafi.

Nga hetimet e para hetuesit rajonal kanë mësuar se cak i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare ”Superviva” në Ferizaj.

“Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrijnë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”, kishte njoftuar policia.

Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.​

https://www.tiktok.com/@ajeshqiptar/video/7297954153672805638

Të ngjashme