Pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale që tregojnë se si një gomone me 34 emigrantë shpërtheu në flakë në mes të Detit Mesdhe.
Videoja është filmuar nga forcat ajrore portugeze.
Të gjithë emigrantët në bordin e gomones që mori flakën pranë brigjeve spanjolle përfunduan në det, por fatmirësisht nuk pati viktima.
Autoritetet portugeze pikasën gomonen gjatë një misioni monitorimi për FRONTEX, Agjencinë Evropiane të Kufijve dhe sigurisë bregdetare.