Pamje të rënda nga mbetjet e therjeve të kafshëve në Junik (Video)

Junik | 25 Qer 2017 | 11:10 | Nga

Dje, ka qenë ditë pazari në Junik dhe në vendin e quajtur Tregu i Junikut janë therë kafshë për nder të festës së Bajramit të Madh.

Por, ajo çfarë është tepër shqetësuese është se kasapët kanë lënë të gjitha mbetjet mbi tokë në një ditë e cila ishte me temperaturë mbi 30 gradë celsius.

Disa fotografi dhe një video të cilët i ka dërguar lexuesi Nazim Shatri portalit Koha.net, shfaqin një pamje tejet të rëndë.

Sipas lexuesit, këto janë pamjet shumë të rënda të cilat kanë fëlliqur ambientin e tregut të Junikut ku kundërmonte erë shumë e keqe dhe askush nuk është marrë me këtë rast, as policia, as shteti e askush tjetër.

Inspektorati sanitar i komunës, me gjasë në natën e Bajramit ka qenë i zënë me punë të tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme