Pamjet kur Murat Jashari shkoi në banesën e Azem Vllasit (Video)

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 19:42 | Nga

I dyshuari Murat Jashari, shihet tek shfaqët në rrugën “Hajdar Dushi” në orën 07:48, ku edhe është adresa e banimit të avokatit Vllasi.

Ai, i veshur zakonshëm dhe me një kapele në kokë, mbanë në letra në duar tek futet në bllokun banesorë.

Prej hyrjes në ndërtesë e deri te dalja nga ajo, përfshirë edhe aktin e tij, të dyshuarit i janë dashur 5 minuta e 38 sekonda.

Më pas, nga kamera e sigurisë, kuptohet se avokati Vllasi del në dritare për të kërkuar ndihmë nga fqinji i dyqanit përballë.

Policia në vendin e ngjarjes arrinë pak para orës 8:00, por e  ngatërrojnë objektin, për tu kthyer një minutë më pas nga vendi i cili doli dorasi.

Dhjetë minuta më pas, arrinë edhe ndihma e shpejt për Vllasin, që vazhdonte të qëndronte brenda objektit.

Pas trajtimit fillestar mjekësor që zgjati diku rreth 10 minutash, Vllasi shihet tek del në këmbë dhe plotësisht i vetdijshëm, por nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Policia e Kosovës, ka arrestuar Murat Jasharin, si të dyshuar për këtë rast. (RTV Dukagjini)

https://www.youtube.com/watch?v=KquLI97iqGk

Momenti kur Murat Jashari shkoi në banesën e Azem Vllasit (Foto)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme