Pamundësohet patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës e Shqipërisë, drejtori i Operacioneve jep detaje për gjobat

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 09:15 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës gjatë këtij sezoni veror, nuk po kryen patrullime të përbashkëta me Policinë e Shqipërisë, një praktikë kjo e cila kishte filluar që disa vjet.

Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, ka thënë për Ekonomia Online, se e vetmja arsye përse këtë verë nuk ka patrullime të përbashkëta është situata e krijuar nga pandemia.

“Që disa vite Policia e Kosovës me Policinë e Shqipërisë,ka pasur memorandum bashkëpunimi për dërgimin e njësive tona gjatë muajit korrik dhe gusht  në patrullime të përbashkëta në vijën bregdetare dhe në autostradën që shpie për në Shqipëri”.

“Këtë vit nuk kemi filluar me këto patrullime për shkak të situatës së pandemisë, kjo është  arsye e vetëm  shpresojmë që vitin e ardhshëm do vazhdojmë”, është shprehur ai.

Por, gjatë situatës së pandemisë, punën e Policisë së Kosovës, e ka bërë pak më të vështirë mungesa e një ligji për parandalimin e COVID-19.

Ahmeti ka thënë se Ligji për parandalimin e sëmundjeve ngjitës i jep të drejtë vetëm Inspektoratit Sanitar për të trajtuar rastet e kundërvajtjes.

“Pa dyshim që kemi qenë pak sa të hendikepuar sa i përket mungesës së Ligjit anti COVID.

Ligji për parandalimin e sëmundjeve ngjitës i jep të drejtë vetëm Inspektoratit Sanitar për të trajtuar rastet e kundërvajtjeve, ndaj personave dhe bizneseve që nuk i respektojnë masat, si dhe me Kodin Penal parashihet në dy nene ai 249 dhe 250 tek personat që nuk përfillin ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse si dhe vendimet e Qeverisë”, është shprehur ai.

Por, për kundër mungesës së  këtij ligji, pjesëtarët e Policisë kanë qenë të angazhuar në zbatimin e masave, duke i asistuar Inspektoratit Sanitar, të cilët kanë numër të vogël,  në zbatimin e masave ta dala nga Qeveria e Kosovës.

Ahmeti ka treguar se çfarë ndodh me shënimet që pjesëtarët e Policisë, po u’a marrin qytetarëve apo bizneseve që nuk po respektojnë masat për menaxhimin e pandemisë, raporton EO.

“Policia me Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse nuk shqipton gjoba, ato i shqiptojnë  inspektorati sanitarë. Ne kemi  krijuar një formularë  të cilin e mbushin policët gjithë andej në të gjitha komunat e Kosovës, dhe në ditën pasuese e dërgojmë tek Inspektorët Sanitar, të cilët shënimet i bartin në fletë paraqitjen e tyre dhe i procedojnë për kundërvajtje, normal që palët e pakënaqura kanë të drejtë ta ankohen”.

“Ndërsa rastet që i hapim sipas Kodit Penal të Kosovës, ato raste ngritën si kallëzim penal në Prokurori nga ana e Policisë dhe Prokuroria vlerëson se a ka elemente për të ngritur aktakuzë për të dërguar në gjykatë”, është shprehur ai, raporton EO.

Ahmeti po ashtu ka treguar se gjatë këtij viti të gjitha të statistikat sa i përket trafikun kanë shënuar rënie, si gjobat, aksidentet më të lënduar dhe të vdekur.

Të ngjashme