Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka premtuar se përfundimisht gjatë kësaj jave do të ndodhë kthesa sa i përket konstituimit të institucioneve të reja shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, 7 shtatori është përmendur si datë kur do të bëhej përpjekja e radhës për ta përmbyllur seancën konstitutive me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Por, në Sekretarinë e Kuvendit ende nuk ka një kërkesë nga kryesuesi më i vjetër, Adem Mikullovci, për caktimin e datës së vazhdimit të seancës.
PDK-ja, si partia kryesore në koalicionin PAN, mbi bazën e një interpretimi kushtetues e ka të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.