Në një treg pune të vogël kompanitë janë të detyruara të luftojnë për kandidatin më të mirë. Panairet e punës janë një mundësi e mirë për të shpërndarë informacionin lidhur me kompaninë tuaj dhe për të lënë përshtypje të mira tek kandidatët.
Gjithsesi pa u përgatitur dhe pa një plan pune panairet e punës mund të rezultojnë një zhgënjim për rekrutuesit, kështu që është mirë të filloni një proces pune dhe të bëni disa kërkime lidhur me organizimin e panairit dhe me personat të cilët e sponsorizojnë. Më pas mbasi e keni aprovuar pjesëmarrjen tuaj si kompani në këtë panair janë edhe disa masa të rëndësishme të cilat duhen pasur parasysh:
• Sigurohuni që të keni mjaftueshëm përfaqësues nga kompania juaj në panair, zakonisht sponsorët sugjerojnë 2-4 përfaqësues, sigurisht kjo varet edhe nga përmasat e kompanisë suaj.
• Zgjidhni përfaqësues të cilët janë të ditur, dhe aktiv, të respektueshëm dhe energjik, në mënyrë që të rrisin interesin e kompanisë suaj tek kandidatët.
• Motivoni përfaqësuesit tuaj që të sjellin në panair kartëvizita me numra kontakti, ky është një shërbim i nevojshëm për kandidatët.
• Bashkangjitur me këto të fundit, të nevojshme janë edhe fletëpalosjet të cilat përmbajnë historikun e kompanisë tuaj, pozicionet e punës, aplikimet etj.
• Shkoni herët në mënyrë që të përgatisni tavolinën tuaj kështu që kur kandidatët të kalojnë nga ju t’ju gjejnë gati.
• Planifikoni të qëndroni deri në fund të panairit, ndonjëherë aplikantët më të kualifikuar nuk arrijnë të vijnë në kohë dhe vijnë me vonesë, në këtë mënyrë edhe ju do të ekspozoheni plotësisht për të gjithë kandidatët.
• Reklamoni “Pozicione Aktive” në kompaninë tuaj, kandidatët zakonisht bëhen nervoz kur kuptojnë se kompanitë nuk janë duke rekrutuar për vende të lira pune.
• Jini të hapur të pranoni si CV e fotokopjuara ashtu edhe ato online.
Mos harroni çelësi që ju të jeni të suksesshëm në një panair është që ju të jeni të dukshëm.