Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) e ka vizituar ambasadorja e Panamasë, Paulina Franceschi, e cila dje u prit edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi me ç’rast ajo i dorëzoi letrat kredenciale, transmeton Ekonomia Online.
Në një komunikatë të OEK-ut thuhet se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Panamasë janë të shumta, e duke u bazuar në raportet e mira politike duhet avansuar edhe ato ekonomike.
“Bazuar në faktin që komuniteti i biznesit vendor ka avansuar në ndërkombëtarizimin e bizneseve të tyre, Panama mund të shfrytëzohet për ështje logjistike dhe transport e në vecanti në IT dhe telekomunikim”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, ambasadorja Franceschi dhe kryetari i OEK-ut, Safet Gerxhaliu, u pajtuan që të intensifikohet këmbimi i informacioneve ekonomike, të organizohen misione tregtare, vizita të panaireve në mënyrëbilaterale por edhe më gjërë, prezantimi i mundësive për investime në të dyja shtetet dhe mbi të gjitha angazhim nëtransferin e ekspertizës shkencore në fusha të ndryshme.
“Dua të besojmë se këto aktivitete të përbashkëta në mes të dy shteteve mike përvec benefiteve ekonomike, politike dhe strategjike do të ndikojnë edhe në përmirësimin e imazhit në mënyrë reciproke për të dyja vendet, si dhe nëforcimin e partneritetit me shtetet e Amerikës Latine duke i njohur si një fuqi strategjike me rëndësi multidimensionale”, përfundon komunikata.