Pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet, paralajmëron instituti gjerman

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti prestigjioz shkencor në Gjermani “Robert Koch” e rriti shkallën e rrezikut të infeksionit Covid 19 në Gjermani.

Tani ajo shihet si “e lartë”. Deri më tani ky institut e kishte kategorizuar rrezikun si “mesatar”. Arsyeja është rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Gjermani, shkruan DW.

Ky institut regjistroi 6012 raste infeksioni të martën dhe 13 të vdekur, por realisht numri i të infektuarve është më i lartë, për shkak të kapaciteteve të limituara të testimit dhe vonesave 3-4 ditë në regjistrim.

Ekspertët e institutit vlerësojnë, se pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet.

Të ngjashme