Paniku i Vuçiqit në raport më AKI-në

Prishtinë | 26 Mar 2023 | 15:12 | Nga Drizan Shala

Në një paraqitje mediale Vuçiq deklarojë që sipas pretendimeve të tij, intelegjenca kosovare po bën punë “serioze”, sidomos me “infiltrimin në jug”, duke shtuar se “ata po tentojnë të depërtojnë edhe në veri duke blerë njerëz, para së gjithash, në Leposaviq e Zubin Potok”.

Pra ne ketë deklarat duhet ta zberthejm në tri hapsira territoriale e të ndar në dy pjese, ku sipas informacioneve zyrtare që paska pranuar nga shërbimi informative “BIA” për aktivitetin në territorin e Kosoves nuk qenkan sipas strategjis se tyre kombëtare edhe aq të mira në prag të avancimit të bisedimeve që janë duke ndodhur në ketë faze.

Inteligjenca Kosovare paska arritur që përfundimisht ta stabilizoje/neutralizoje dhe parandaloje veprimet e BIA-se përmese bashkëpuntoreve/informatoreve në jug të Kosovës me theksë të veçantë në gjashtë komunat tjera ku jetonë komuniteti serb dhe që udhëheqen nga përfasuesit e subjektit të tyre “Lista Serbe “.
Ndërsa në anen tjeter duhet ti kushtohet vemendje pjeses ku potenconë që “ata po tentojnë të depërtojnë edhe në veri – Leposaviq/Zubin Potok”, pra nga kjo mund të nxjerrim dy kuptime :

  1. Kundërzbulimi i tyre “BIA-se” paska indentifikuar veprimet e Inteligjencës Kosovare në veri duke shtuar prezencen e tyre edhe më shum në atë pjese dhe kjo është tregues që çdo cep i territorit të Kosovës është i mbuluar nga struktura e Kosovës.
  2. Përmese kesaj deklarata po tentohet ta shtyej që Inteligjenca e Kosovës të marr veprime në veri të vendit për t’ju indentifikuar në njeren anen operatoret e kesaj strukture por edhe bashkëpuntoret e mundëshem sepse deri me tani BIA skanë mund ti indentifikojne dhe po presupozojnë që nga kjo deklarat do ta shtyejn AKI-në të veprojë.

Por çka mund të nxjerrim si përfundim që Serbia nuk e ka me atë fuqin në veri siç e ka patur për gjatë ketyre viteve që i kemi lanë pase, sepse strukturat e sigurise se Beogradit terr veprimtarin e saj e kanë të mbështetur në grupet kriminale të udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojeçiqin dhe rrjedhimisht në anen tjeter strukturat e sigurise se Kosovës kanë vepruar me një maturi duke shtuar prezencen e saj në mënyre të heshtur pa u indentifikuar dhe vrrejtur nga Inteligjenca e Serbis.

Të ngjashme