Pankartat pikante në protestën e parë masive para kryeministrisë në Tiranë

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e pankartave të shumëllojshme në protestën për Zvërnecin, një qytetar ka tërhequr vëmendjen në bulevardin e Tiranës.

Protestuesi mbante një pankartë me mesazh ironik referuar gjyqit të Veliaj ku ishte i pranishëm si dëshmitar aktori Robert Ndrenika.

Pankarta shkruan, “Veç jep dorëheqjen se burgun ta bën Ndrenika”. Në nisje të një seance gjyqësore ndaj kryebashkiakut, aktori e puthi në ballë Veliajn dhe i ka thënë se është i gatshëm që t’i bëj ai pjesën tjetër të burgut që i ka ngelur.

Po ashtu, nga pankartat më të spikatura në ditën e tretë të protestës paraqet “një dialog” mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ku shkruhet me shkronja të mëdha: “Zaptuam Shqipërinë”.

Mes thirrjeve për heqjen dorë nga investimi, protestuesit iu përgjigjën qartë edhe ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, me thirrjen: “Pa dorëheqje, s’ka dialog!”

Të ngjashme