Humbja në takimin miqësor me Kosovën e ka vënë seletkroin e Shqipërinë Shristian Panuccin në një pozitë presioni, në të cilën nuk ka qenë më herët dhe kjo u vërejt në konferencën për media para takimit të sotëm që Shqipëria e zhvillon me Ukrainën.
“Kemi folur dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës. Jam i bindur që nesër do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë dhe më pas do të shkojmë me pushime”, pohoi Panucci para gazetarëve.
I pyetur çka nëse i ndodh ekipit të tij e njëjta, përgjigja e Panuccit ishte teorike: “Pas ndeshjes do të flasim, por jam i sigurt që nesër do të bëjmë një ndeshje shumë serioze. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por jam i bindur që nuk do të përsëritet ajo që ndodhi me Kosovën”, pohoi trajneri italian.
Panucci foli edhe për ndryshimet e paralajmëruara në ekip, që pret të japin rezultat dhe për mungesën e tifozëve në stadium, që e konsideroi si mungesë dhe hendikep për ekipin e tij.