Papa Françesku në një fjalim për Evropën ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta rikthejë “ndjenjën e të qenit një komunitet i vetëm”, nëse dëshirojnë të ardhme dhe drejtësi.
Ai foli në një konferencë në Vatikan ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian.
“Një Bashkim Evropian, që nuk arrin ta rikthejë ndjenjën e të qenit komunitet i vetëm, do të humbasë njërën nga sfidat më të mëdha në histori, por do ta humb edhe të ardhmen”, deklaroi Papa.
“Agjendat e veçanta nacionaliste rrezikojnë ta prishin ëndrrën e themeluesve të Evropës”, tha ai.
Ky fjalim erdhi pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonja, por edhe disa kohë pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian.