Në mesazhin e tij vjetor për ditën e Krishtlindjes, kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, tha se bota po injoron tragjeditë e mëdha që po ndodhin, duke vënë në dukje trazirat e vazhdueshme në Siri, Jemen, Irak, si dhe në zonat e Afrikës, Evropës dhe Azisë.Ai tha se efektet e pandemisë kërcënuan përpjekjet për të zgjidhur konfliktet në nivel ndërkombëtar.
“Ne jemi mësuar aq shumë me këto ndodhi sa tragjeditë e mëdha po kalojnë në heshtje”, tha Papa, duke u bërë thirrje njerëzve që të kenë parasysh tensionet e vazhdueshme midis Izraelit dhe palestinezëve, dhe krizën ekonomike dhe sociale “të pashembullt” që ka kapluar Libanin.
Duke iu kthyer Azisë, Papa i “kërkoi” Zotit që të ngushëllojë popullin e Afganistanit “i cili për më shumë se 40 vjet është sprovuar rëndë nga konfliktet” dhe “të mbështesë popullin e Mianmarit, ku intoleranca dhe dhuna jo rrallë synojnë komunitetin e krishterë.Ai po ashtu bëri thirrje për dialog në Ukrainë në mënyrë që të shmanget zgjerimi i “konfliktit shkatërrues” në mes të forcave të sigurisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë , shkruan BBC.
“Duhet të jeni dritë dhe përkrahje për ata që besojnë e punojnë në dobi të dialogut dhe takimit dhe mos lejoni që në Ukrainë të zgjerohet metastaza e konfliktit”, tha Papa Françesku.