Paqartësitë ligjore po pengojnë funksionimin e komunave

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 13:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në debatin për qeverisjen lokale të organizuar nga Kolegji “Universum” u trajtuan fushat dhe dimensionet kryesore ku shtrihet dhe operon qeverisja lokale.

Debati nisi me analizimin e aspekteve të përgjithshme siç janë sistemi zgjedhor dhe qeverisës, raportet në mes nivelit qendror dhe atij lokal, financat e pushtetit lokal, legjislacioni dhe politikat e deri tek ato të veçanta që ndërlidhen me kapacitetet operacionale, teknike dhe funksionale të komunave për ofrim të shërbimeve.

Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI theks të veçantë në diskutim vendosi paqartësitë ligjore, procedurale dhe funksionale në mes nivele të qeverisjes, që për komunat po dalin si pengesë e madhe në zbatim funksional të kompetencave dhe shërbimeve. Ku si pasojë e kësaj komplikueshmërie komunat nuk po arrijnë të hartojnë politika dhe plane të qëndrueshme zhvillimore.

Sipas Tahirit, nëse trajtojmë fushat dhe sektorët funksional në komuna, nëpërmes disa fakteve të shpejta mund të shihet se qeverisja lokale ende vazhdon të funksionojë në paqartësi të plotë, nisur nga mungesa e kohezionit të politikave dhe legjislacionit, menaxhimit ad-hoc, komplikueshmëria e procedurave, mbikëqyrja dhe llogaridhënia e dobët, e deri tek mungesa e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje.

Tahiri shprehi domosdoshmërinë që procesi i reformës të shtyhet paralel me ri-shikimin funksional të decentralizimit. Ky proces duhet të ndodh kujdesshëm dhe sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale. Në të kundërtën entitetet e qeverisë komunale dhe ato nacionale do të vazhdojnë të operojnë në errësirë, duke çuar në konfuzion, duke paralizuar, iniciativat, dobësuar shërbimet dhe duke ulur nivelin e transparencës dhe llogaridhënie nga të dy nivelet e qeverisjes.

Tahiri: Sistemit i decentralizimit u imponua

Ai i dha një rezyme sistemit të decentralizimit në Kosovë i cili tha se është imponuar qysh në kohën e kryeadministratorit Michael Steiner me shtatë pikat e Mitrovicës.

“Aty ky proces është nisur gabim. Aty është nisur debati rreth pushtetit lokal në Kosovë në aspektin etnik e jo në atë funksional. Sekuencat nga viti 2002 deri më sot janë të lidhura me këndvështrimin e decentralizimit”, ka thënë ai.

“Në vitin 2003 Këshilli i Evropës bëri një studim krejtësisht të papranueshëm. Pastaj ndodhën trazirat e marsit të vitit 2004, dhe Kai Aide e futi në boshtin e rekomandimeve të veta aspektin e decentralizimit nga këndvështrimi etnik… Mirëpo, nëse bëhet një vlerësim nga ky këndvështrim, mund të thuhet Kosova ka pasur sukses, ku strukturat paralele kanë qenë të forta në Kllokot, Partesh, Shtërpcë, etj”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se qëllimi i pushtetit lokal është që të afrohet me qytetarë sa më afër dhe të jepen shërbime në mënyrë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

“A e kemi arritur këtë qëllim? Në aspektin e demokracisë drejtpërdrejt pajtohem. Si institut kemi disa qëndrime të cilat për të pasur sukses me pushtetin lokal me demokracinë drejtpërdrejt duhet t’i bëjmë disa ndryshime substanciale”, ka potencuar Tahiri.

Ai ka folur edhe për buxhetin komunal, duke theksuar se sistemi i formulës është i gabuar. Ndërsa, për Asamblenë Komunale, ka thënë se duhet ta kthejmë Asamblenë Komunale në institucion të fuqishëm që të kërkojë llogari nga kryetari i Komunës.

Ndërsa në nivel lokal sipas tij, kryetari i Komunës nuk ka fuqi politike në vendimmarrje, e që sipas tij, nuk ka qeverisje lokale të fortë në Kosovë.

Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunat të Kosovës, tha se Pushteti Lokal nga fillimi deri më tani ka pësuar një ndryshim pozitiv të rritjes.

“Në kuptimin e ndërtimit të politikave është bërë një avancim, në kuptimin e refromës zgjedhore jemi një hap para nivelit zgjedhor, ka thënë ai.

Faik Grainca, përfaqësues i komunës së Ferizajt theksoi se kemi një sistem të mirë zgjedhor në sistemin lokal, ndërsa është një ligj i keq për zgjedhjet parlamentare.

Në debat pjesëmarrës ishin edhe profesor dhe student nga Kolegji Universum, media dhe shoqëria civile.

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme