Ekonomia Online
FUNDIT

Paraburgim për personin që sulmoi inspektorin pasi iu refuzua statusi veteranit

Paraburgim për personin që sulmoi inspektorin pasi iu refuzua statusi veteranit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë(30) ditëve të pandehurit Nexhat Halimi. Halimi dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e inspektorit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në Komunën e Gjilanit Ahmet Daku, duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës […]

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë(30) ditëve të pandehurit Nexhat Halimi.

Halimi dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e inspektorit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në Komunën e Gjilanit Ahmet Daku, duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri sulmon me grushte të dëmtuarin, me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor.

Me këto veprime i pandehuri Halimi ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake,vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurinnë fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme