Paralajmërim për cunami në Tonga, pas shpërthimit të një vullkani nënujor

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Paralajmërimet për cunami janë lëshuar në disa vende, përfshirë Tongën, Fixhin dhe Zelandën e Re, pas një shpërthimi gjigant të një vullkani nënujor.

Pamjet e mediave sociale nga Tonga treguan dallgët që përpinë një kishë dhe disa shtëpi. Dëshmitarët thanë se hiri po bie mbi kryeqytetin, Nuku’alofa.

Banorëve atje u është kërkuar që të lëvizin në zona më të larta, shkruan BBC.

Ky është i fundit në një seri shpërthimesh të vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai.

Shpërthimi tetëminutësh ishte aq i dhunshëm sa mund të dëgjohej si “tinguj bubullimash të forta” në Fixhi, më shumë se 800 km larg, thanë zyrtarët në kryeqytetin Suva.

Shtyllat e gazit, tymit dhe hirit që derdheshin nga vullkani arritën 20 km në qiell, thanë Shërbimet Gjeologjike të Tonga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme