Paralajmërime të forta për tajfunin “Bavi”, erërat pritet të arrijnë deri në 257 km/h

Prishtinë | 05 Kor 2026 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Po bëhen evakuime emergjente në Guam dhe Ishujt Mariana Veriore, ndërsa një super tajfun po i afrohet territoreve amerikane në Paqësor.

Stuhia “Bavi” pritet të arrijë tokën herët në mëngjesin e së hënës, me erëra që mund të arrijnë deri në 257 km/h (160 mph), sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA (NËS), shkruan BBC.

Autoritetet paralajmërojnë se kjo stuhi “shumë e rrezikshme” mund të shkaktojë dëme “katastrofike”, me përmbytje të mëdha nga reshje të dendura shiu dhe dallgë që mund të arrijnë deri në gati 11 metra lartësi të hënën.

Rajoni i Paqësorit perëndimor është veçanërisht i prirur ndaj cikloneve tropikale. Edhe pse stuhi me këtë forcë janë të rralla për ishujt amerikanë, shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i bëjnë tajfunët e fuqishëm më të shpeshtë.

Pritet që “Bavi” të kalojë drejtpërdrejt mbi Guam dhe Ishujt Mariana Veriore deri të hënën pasdite, por NËS paralajmëron se kushte shkatërruese mund të zgjasin për 8 deri në 10 orë para ose pas kalimit të syrit të stuhisë.

Të ngjashme