Paralajmëron deputeti Shala: Blloku A4 do të shkyçet sot në ora 24:00

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka njoftuar se janë shfaqur sërish probleme teknike edhe pas remontit në Bllokun A4 të Termocentralit Kosova A.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky bllok është i detyruar të shkyçet sot nga puna në ora 24:00.

Sipas tij, humbet do të jenë të mëdha.

“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të çkyqet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajes. Humbjet e energjisë janë 140 MW/h!”, ka shkruar Shala.

Të ngjashme