Parashikimi i motit mbi vendin tonë

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Sipas institutit, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ku ato minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme