Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta si pasojë e ardhjes së masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme.
Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin Verior dhe Jugor.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -12 °C në zonat malore deri në 11 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.
Do të fryjë një erë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.