Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtinë | 07 Tet 2023 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë sot gjatë ditës, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale zbresin në 4C deri 8C, ndërsa gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 23C e 25C.

Gjatë të dielës, priten kushte për reshje kalimtare të dielën, derisa në fillim të javës së ardhshme pritet mot stabil, pa të reshura, me diell e vransira.

“Pas një mëngjesi të ftohtë, gjatë ditës së shtunë në vend parashihet mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale zbresin në 4C deri 8C, ndërsa gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 23C e 25C. Depërtimi i një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit përgjatë rajonit, orëve të mbrëmjes të ditës së diel shton vranisrat mbi vend, e ku më vonë priten kushte edhe për reshje kalimtare shiu. Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar ditën e hënë deri në 17C. Në fillim të javës vijuese parashihet mot stabil, pa të reshura, me diell e vransira. Temperaturat shënojnë rritje deri në 24C e 25C ditën e martë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme