Java e fundit e stinës së dimrit do të jetë e ndryshueshme, kjo konfirmohet edhe nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.
Në njoftimin e tyre për pesë ditët e javës pritet të ketë reshje bore dhe shiu, kryesisht me borë në viset mbi 800 m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit