Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira , kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sasia e reshjeve do të jetë e ulët. Temperaturat minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius, transmeton Koha.net.
Dita e hënë dhe e martë sipas IHMK-së, parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë nga jugpërendimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6m/.