Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat herë pas here mund të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin edhe reshje shiu.
Temperaturat do të sillën në mes 5 e 21 gradë celsius. Edhe në ditën e dytë të fundjavës parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 5 e 16 gradë celsius.
Në pjesën e parë të javës së ardhshme, po ashtu, pritet të ketë vranësira, por ato do të jenë më të pakta, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.