Manchester United tentoi në janar të transferonte Edinson Cavanin, por në fund lëvizja nuk u materializua.
Sulmuesi uruguaian bëri të ditur se e dëshironte largimin nga Paris Saint-Germian, mirëpo vendosi të qëndronte deri në fund të këtij edicioni në Parkun e Princave.
Daily Mirror raporton se Unitedi i kishte ofruar lojtarit një pagë të majme, vetëm që të kalonte në Old Trafford, por lojtari i refuzoi.
Cavani e dëshironte transferimin te Atletico Madridi, derisa i kanë mbetur edhe gjashtë muaj në kontratën e tij me skuadrën franceze.
Përfaqësuesit e sulmuesit kanë bërë të ditur se asnjë shumë e parave nuk do ta bindte atë që të kalonte te skuadra angleze, pasi e do vetëm kalimin në Wanda Metropolitano.
Në garë për transferimin e Cavanit ishte edhe Chelsea, mirëpo duket se lojtari nuk e do transferimin në Ligën Premier.