Paratici: Vështirë se Juventusi do bëjë ndonjë transferim në janar

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Fabio Paratci ka thënë se Juventusi vështirë që do të bëjë ndonjë tjetër transferim në janar.

Dejan Kulusevski u transferua te Zonja e Vjetër nga Parma, mirëpo që u la në formë huazimi te Parma deri në fund të sezonit.

Christian Eriksen lidhet me një kalim te kampioni i Serie A-së, mirëpo drejtori i skuadrës italiane nuk beson se do të ndodhë ndonjë përforcim nga ana e tyre.

“Gara për Scuedetton është e komplikuar, pasi edhe Lazio është në garë dhe kanë një skuadër të fortë”, ka thënë ai.

“Interi ka bërë disa transferime si, Romelu Lukaku, Alexis Sanchez, Nicolo Barella dhe Stefano Senso, kështu që do të jetë një befasi e madhe nëse edhe ata do të bëjnë transferime.

“Daniele Rugani vështirë se do largohet nga skuadra, gjersa po merremi ehe me Marko Pjacan që ka nevojë të luajë më shumë”, ka shtuar Paratici. transmeton telegrafi.

Juventus ka marrë kreun e tabelës pas fitores 2-1 ndaj Romës në fundjavën që shkoi, e që po rivalizohet për titull nga Nerazzurët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme