Nëse shkarkohet kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiç, partia e tij “Mali i Zi Demokratik” u bën thirrje qytetarëve të protestojnë të mërkurën në orën 18:00 në Podgoricë.
“URA tashmë ka vendosur largimin e kryetarit të Kuvendit sepse ai është pengesë për qeverinë minoritare të URA dhe DPS. Kjo është dëshmi se është formuar një shumicë e re parlamentare. Është krijuar një koalicion i URA dhe DPS. Nëse ai shkarkohet sot, të gjithë do të shkojnë në protesta të mërkurën në 18:00 në Podgoricë afër Tempullit”, tha partia e Aleksa Beçiçt.
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të deklarohen në seancën e jashtëzakonshme të së hënës për shkarkimin e kryeparlamentarit malazez, me iniciativën e opozitës për lirimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq.
Nisma është nënshkruar nga 38 deputetë të opozitës.
Partitë e shumicës parlamentare, DF dhe SNP, kanë njoftuar se nuk do të mbështesin propozimin për largimin e Beçiçit.
Para fillimit të seancës së Kuvendit, lëvizja civile URA do të vendosë se si do të votojë për shkarkimin e Beçiçit.
Ndërkaq Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, i cili pritet të shkarkohet në parlament, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”, ka thënë se po qe se shkarkohet, kjo gjë do të jetë treguesi më i madh i se Dritan Abazoviç ka koalicion Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), që udhëhiqet nga Presidenti malazez, Millo Gjukanoviç.
“Nëse dikush dëshiron të krijojë mazhorancë me ata me të cilët kemi fituar zgjedhjet, ai është vetë-shkatërrues, sepse ajo është rruga drejt vetë-shkatërrimit politik. Demokratët kanë votuar kundër shkarkimit të zëvendëkryeministrit Abazoviç, sepse ne respektojmë marrëveshjen e mazhorancës parlamentare dhe vullnetit elektoral të 208 mijë votuesve”, ka thënë Beçiç.
Seanca për votimin e mosbesimit ndaj kryetarit të Kuvendit, do të mbahet të hënën e 7 shkurtit.
“Prandaj, shkarkimi mund të ndodh vetëm nëse injorohen rezultatet që janë arritur, dhe vullneti i votuesve që nga 30 gushti riformësohet dhe parimet demokratike shkelen”, ka thënë kryeparlamentari malazez.
Pyetur se a beson se do të shkarkohet, ai tha se “kjo gjë nuk varet nga unë”.
“Në cilindo rast, unë do të isha i nderuar të shkarkohem duke mbrojtur vullnetin e popullit”, tha Beçiç.
“Të gjitha subjektet politike të shumicës parlamentare kanë bërë të ditur publikisht se nuk do të mbështesin shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, duke përfshirë edhe kryetarin e URA të GP, z.Abazoviç”.
“Do të doja që njerëzit ta kuptojnë këtë – kriteret tona janë të çelikta. Respekt për fjalën e dhënë publikisht dhe vullnetin elektoral të qytetarëve. Ndryshe, vota për shkarkim është vota për zyrtarizimin e koalicionit me DPS-në. Nëse dikush dëshiron të bëjë shumicën me ata që fituam në zgjedhje, ai është vetëshkatërrues. Vetëshkatërruese, sepse është një rrugë drejt vetëshkatërrimit politik”, deklaroi Beçiç.
Më 4 shkurt u votua mosbesimi ndaj qeverisë së Zdravko Krivokapiç në Parlamentin e Malit të Zi.
Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka propozuar konceptin e një qeverie të pakicës, e cila pritet të ketë mbështetjen e partisë së Millo Gjukanoviç, por duke mos qenë pjesë e qeverisë.
Kryeministri i shkarkuar malazez, shkarkimi e tij e quajti se “shkarkim, sepse kështu deshi Gjukanoviç”.
Bisedimet se a do të mund të formohet një qeveri ose a do të shkohet në zgjedhje të reja, janë duke u mbajtur.