Parlamenti francez miratoi ligjin që do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve kundër Covid-19

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti francez miratoi sot masat e fundit të qeverisë për të luftuar Covid-19.

Ligji u mbështet nga 214 deputetë, 93 deputetë ishin kundër, ndërsa 27 abstenuan, sipas reuters.

Këto masa tani janë përpara Senatit, i cili do t’i shqyrtojë përpara çdo miratimi të mëtejshëm.

Në fillim të kësaj jave, partia në pushtet “Republika në lëvizje” mbrojti retorikën më të ashpër të presidentit, Emmanuel Macron, e cila iu drejtua të pavaksinuarve, pasi fjalët provokuan reagimin e ashpër të opozitës.

Macron tha se dëshiron të “tërbojë” njerëzit e pavaksinuar duke ndërlikuar jetën e tyre aq shumë sa që ata përfundimisht do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit.

Këtë ai e ka thënë në një intervistë për gazetën “Parisien”, në të cilën edhe personat e pavaksinuar i ka quajtur të papërgjegjshëm dhe të padenjë për t’u konsideruar qytetarë.

Franca regjistroi dje një rekord prej më shumë se 332 mijë rastesh të reja dhe 246 vdekje të tjera. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme