Parqet e errëta të Prishtinës, të pasigurta në mbrëmje

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 13:40 | Nga

Parku te Salla 1 tetori është i mbushur plotë edhe në mbrëmje. Pas shkatërrimit të inventarit, muaj më parë kryetari Shpend Ahmeti vendosi që për parkun të ketë kujdestar.

Por krejtësisht ndryshe është situata vetëm pak kilometra më larg. Pak vizitorë ka në mbrëmje Parku i Qytetit ndonëse edhe këtu është investuar në inventar.

Mungesa e një roje e bën parkun qendror të frikshëm në mbrëmje.

Kjo situatë mund të ndryshojë kur të miratohet dhe të hyjë në fuqi Ligji për Kryeqytetin.

Me këtë të fundit, Prishtina si kryeqytet do të ketë Policinë Komunale e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës edhe për çështje të tilla.

Ahmeti vazhdimisht ka akuzuar policinë se ka pak zyrtarë policorë në Prishtinë sidomos në trafik dhe në mbrëmje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme