Ka mbetur edhe pak më shumë se dy javë deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. E partitë politike pas marrëveshjeve për koalicion parazgjedhor mes vete, kanë nisur përgatitjet për procesin zgjedhor, shkruan Indeksonline.
Ato tashmë kanë caktuar edhe shefat e shtabeve zgjedhore që do të njoftohen hollësisht për ecurinë e zgjedhjeve.
Partia më e madhe në vend, PDK ende nuk ka vendosur përfundimisht se kë do ta emëroj shef. Sipas burimeve të Indeksonline, në parti po përfliten dy emra, Hajredin Kuçi ose Bajrush Xhemajli.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës është vendosur që shef i shtabit zgjedhor të jetë kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti. Këtë e ka konfirmuar, Arban Abrashi i LDK-së.
E AAK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit e ka përzgjedhur për shef të shtabit zgjedhor Valon Tolajn, i cili e ka konfirmuar emërimin e tij.