Për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, subjektet politike që do të garojnë veç e veç, por edhe ato me koalicione ende nuk i kanë përgatitur listat përfundimtare zgjedhore të kandidatëve për deputetë.
Për dorëzimin e këtyre listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka afat deri të premten, shkruan gazeta “Zëri”.
Partitë politike në Kosovë kanë afat deri të premten më 6 shtator t’i publikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor.
Mirëpo asnjëra prej partive politike, që do të garojnë të vetme dhe as ato në koalicione, nuk i ka përfunduar listat, ndonëse ato shprehen të sigurta se ato do t’i publikojnë brenda afatit të përcaktuar kohor.