Partitë politike ta ruajnë privatësinë e qytetarëve në zgjedhje

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 10:59 | Nga

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AShMDhP,) në prag të fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit , ka nxjerrë Udhëzuesin për subjektet politike për komunikimin me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore.

Qëllimi i lansimit të këtij udhëzuesi është që të informojë subjektet politike rreth kritereve të komunikimit me qytetarë për qëllim promovimi dhe fushata zgjedhore pa rënë ndesh me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përpos kësaj kjo agjenci po synon që të njoftojë qytetarët se mbrojtja e të dhënave personale dhe privatsisë është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj.

Drejtori për marëdhënie me publikun në këtë agjenci, Jeton Arifi ka thënë për Klan Kosova me dije se secilit subjekt politik apo kandidat do t’iu përcillet nëpërmjet postës elektronike ky udhëzues në mënyrë që t’i kenë të njohura rregullat se si ta zhvillojnë fushatën e ndërkohë ta ruajnë edhe privatësinë e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme