Krasnodar kaloi në avantazh në minutën e 18’, duke përfituar nga një 11-metërsh . Joaozinho u tregua i saktë në goditjen e tij. Skuadra ruse rrezikoi vazhdimisht portën e Alban Hoxhës, duke shënuar përsëri në minutën e 27-të. Smolov dyfishoi avantazhin për vendasit pas një kundërsulmi, që zuri në befasi mbrojtjen e Partizanit.
Jedrzejczyk siguroi suksesin e Krasnodar pak para pushimit me golin e tretë. Në pjesën e dytë, zëvendësimet e kryera nga Adolfo Sormani nuk sollën rezultat madje ishte Krasnodari festoi përsëri. Krasniqi devijoi topin në portën e tij në minutën e 73-të. Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në Elbasan Arena.