“Partneri” ynë i bisedimeve është një shtet që dëshiron zhbërjen tonë si subjektivitet ndërkombëtar

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 13:24 | Nga Armend Bekaj

Në ditën e parë post-D Day (pas Ohrit), t’ia përkujtojmë vetes se “partneri” me të cilin jemi duke biseduar, dialoguar e negociuar (fillimisht “teknikisht”, e pastaj “politikisht”, e pastaj prapë here pas here “teknikisht”, e serish “politikisht”) për më se 10 vjet, pra ky partner eshte nje shtet që deshiron zhbërjen tonë si subjektivitet shtetëror ndërkombëtar, zhdukjen e ekzistencës se shtetit tonë. Nga kjo ambicie hegjemoniste e shoviniste Serbia nuk ka levizur asnjehere. Shih per kete, veshtiresite, pengesat, shantazhet, interferimet ne mbarevajtjen e puneve tona shteterore gjithmone kane pasur nje adrese te qarte, dhe ajo eshte Beogradi. Pra, edhe mungesa e implementimit te marreveshjeve te deritanishme, devijimi, keqinterpretimi i tyre kane nje adrese: Beogradi.

Dhe kështu, druhem, do të vazhdojë edhe më tej. Çështjet e implementimit të marrëveshjes së Brukselit, si dhe e aneksit të implementimit të Ohrit, do të hasin në rezistencë e manipulime të vazhdueshme nga Beogradi. Nuk ka se si të jetë ndryshe përderisa ai shtet nuk e pranon ekzistencën tënde. Dhe përderisa edhe propagandimi i saj për ruajtjen e të drejtave të qytetarëve serbë të Kosovës nuk ka të bëjë aq me të drejtat e këtij komuniteti sa ka të bëjë me shfrytëzimin e tij për avansimin e politikave hegjemoniste të Beogradit dhe rrjedhimisht minimin e shtetësisë së Kosovës “ad perpetuum”.

E tërë kjo pasi qe per 10 vite jane zhvilluar bisedime qe, ne esence, per qellim kane pasur ofrimin e metejme te koncesioneve, pra kompromiseve. Dhe, te mos harrojme, pasi qe kjo ishte nje marreveshje e dyte e madhe (pas asaj te 2013-es), bisedimet drejt nje marreveshjeje perfundimtare (qe momentalisht duket eluzive si nje mirazh) do te vazhdojne edhe me tej. Ndoshta edhe 10 vjet te tjera. E ndoshta edhe me teper. E duke pasur parasysh qe esenca e bisedimeve eshte arritja e marreveshjes – qe nenkupton koncesionin, kompromisin – s’do mend se bisedimet e ardhshme do te eksplorojne edhe me tej se çka tjeter mund te beje Kosova ne kete drejtim! Çka tjeter mund te jape?!

Mund te marrim me mend se Serbia do te vazhdoje te insistoje ne çrregullimin e brendshem te aparatures shteterore te Kosoves nepermjet mjeteve si asociacioni (apo vete-menaxhimi, gje qe nuk do ta ndaloje Beogradin qe te kerkoje me shume, gjithmone me shume), pastaj Kisha Ortodokse Serbe, e madje edhe asetet ekonomike si ato ne Brezovice, Ujman etj. Nese te gjitha keto deshtojne, une nuk çuditem qe madje edhe pas 10 viteve Serbia t’i kthehet serish, idese se ndarjes se Kosoves. Dhe prape, kjo s’ka se si te jete ndryshe perderisa esenca e politikes se Beogradit mbetet shoviniste dhe nihiliste ndaj Kosoves si shtet.

Pra, si keto 10 vitet e fundit, kjo eshte rruge jo e lehte per Prishtinen zyrtare. A duhet t’i ikim bisedimeve? Gjithsesi jo. Se s’kemi se si edhe po deshem. Por te jemi te vemendshem per keto me lart, te jemi vigjilent, proaktiv me qasje me te afert e direkte me komunitetet pakice ne Kosove, dhe bashkepunues me miqte nderkombetare, sidomos amerikanet. Te ofrojme zgjidhje perpara se ato te kerkohen nga ne ne stilin “take it or leave it”. Dhe, te mesohemi qe lojen ta zhvendosim edhe ne terrenin e tyre, si p.sh. akomodimin e te drejtave te barabarta te komunitetetit shqiptar ne Serbi.

Të ngjashme