Pas 11-vjetëve të qëndrimit në Itali, Samir Ujkani: Po fillon një kapitull i ri në karrierën time në Turqi

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 12:59 | Nga

Samir Ujkani është prezantuar edhe zyrtarisht te klubi turk i Rizesporit.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës në futboll është bërë anëtar i klubit turk pas 11 viteve të qëndrimit në ligat italiane.

Lojtari përmes llogarisë personale në Instagram ka falënderuar të gjithë për këto vitet e kaluara në Itali gjersa ka premtuara suksese me klubin e Superligës së Turqisë.

“Është kënaqësi t’iu njoftoj me ekipin tim të ri. Jam duke shikuar përpara në sfidën e re të Superligës së Turqisë”.

“Po largohem nga Italia pas 11 vjetësh. Kur kam ardhur në vitin 2007, isha djalë dhe u rrita si një njeri dhe si lojtar. Kjo shënon kapitulli të ri në karrierën time të futbollit, por do të mbaj me vete kujtime dhe miq të mirë”.

“Falënderime të veçanta për familjen dhe për mbështetjen e plotë të agjentit tim Jimmy Fontana”, ka shkruar ndër të tjerash Ujkani, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Kujtojmë se pjesë e klubit turk është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Të ngjashme