Pas 23-vitesh, Izetbegoviq nuk do të jetë më në pushtet

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Bakir Izetbegoviq, pas 23-vitesh në pushtet në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do ta mbajë asnjë post në pushtet.

Kështu bëjnë të ditura mediat në Sarajevë, pasi që sot u konfirmuar se Izetbegoviq nuk do të jetë kandidat për delegat të Dhomës së Popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Nga viti 2000 deri në vitin 2002, Izetbegoviq ka qenë deputet i Kuvendit të Kantonit të Sarajevës. Nga viti 2002 deri më 2006-ën ka qenë deputet i Parlamentit të Federatës së BeH-së dhe nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka qenë deputet i Parlamentit të BeH-së.

Nga viti 2010 deri në vitin 2018 ka qenë anëtar i Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, ndërsa në mandatin e fundit ka qenë delegat në Dhomën e Popullit të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Të ngjashme