Njerëzimi pas një pauze 45 vjeçare do të ketë rastin që të udhëtojë në hënë
Nga kompania Space X thonë se dy njerëz vitin e ardhshëm me aranzhman privat do të kenë rastin që të vizitojnë hënën, pa mos ateruar në të.
Deri në hënë do të udhëtojnë me kapsulën Dragon 2. Drejtori i Space X-a Elon Mask nuk u shpreh më tepër, përveç se shtoi se pasagjerët e ardhshëm kanë paguar shumën e nevojshme të parave.
Misioni privat do të zgjasë shtatë ditë. Misioni i fundit në hënë është realizuar më 12 dhjetor të vitit 1972 kur astronauti Gene Cernan shkeli në hënë.